Më 17 prill opozita mban protestën e radhës kombëtare në Tiranë.
Kreu i PD Sali Berisha, ka paralajmëruar skenarët që do të ndiqen, ku tha se mund të përdoret strategjia e bllokimit të rrugëve dhe shesheve, në mënyrë që sipas tij qeveria të marrë ndëshkimin që meriton.
“Ndaj unë u bëj thirrje qytetarë ve shqiptarë që më 17 prill është dita e tyre, ora e tyre dhe t’i tregojmë vendin këtij regjimi antishqiptar që po vjedh sa asnjë tjetër në Shqipëri”, tha ai.
