Në kuadër të festës së Pashkës Katolike, besimtarët katolikë të qytetit të Lushnjës kremtuan meshën e shenjtë, e cila u zhvillua në kishën e shenjtëve “Pali dhe Shën Pjetri”.
Mesha u drejtua nga Don Mark Tusha, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj dite të shenjtë, duke e cilësuar Pashkën si simbol të ringjalljes, shpresës dhe besimit tek Zoti. Ai u bëri thirrje besimtarëve që të përcjellin mesazhe paqeje, dashurie dhe solidariteti në familjet dhe komunitetin e tyre.
Në këtë meshë morën pjesë edhe Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, nënkryetarja Maldrita Bardho, deputetët Elton Korreshi, Kiduina Zaka dhe Asfloral Haxhiu, si dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Erjet Dhima e të tjerë.
Në përfundim të meshës, përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe deputetët uruan besimtarët katolikë “Gëzuar Pashkën, më shumë paqe, shëndet dhe mirësi në familjet e tyre”.
