Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se në 24 orët e fundit Policia e Lushnjës referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. Sh., 62 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market.

Dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. M., 35 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas 38 vjeçar.

Gjithashtu po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. L., 19 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin F. K., 51 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Lushnjë, dhe E. K(H)., 38 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Fier, pasi nga kontrollet fizike shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis e kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds