Në bashkiné e Mallakastrës dy akset që të lidhin me fshatin piktotesk, Fratar – Selitë, 14 kilometër dhe Gjerbës- Selitë rreth 5 kilometra vijon të mbetet në gjëndje të rënduar infrastrukturore duke izoluar banorët e fshatit Selitë. Banorët thonë se kjo rrugë nuk njeh investim prej dekadash, duke u kthyer né pengesën më madhore të përditshmërisë së tyre.

Banorët thonë se prej vitesh për shkak të mungesës së infrastrukturës, shërbimet i sigurojnë në fshatrat përreth ose në Ballsh duke faturuar automjete  me çmim të papërballueshëm.

Ata thonë gjithashtu se kjo është periudha kur banorët e larguar kthehen për tiu shërbyer ullinjve dhe të mbjellave të tjera të stinës, por për shkak të amortizimit të rrugës, një pjesë e mirë e tyre i kanë lënë tokat djerrë.

Në fshat nga 60 famije që numëroheshin vite më parë, sot kanë mbetur vetëm 20- të, të cilat  ndihen të braktisura e në mëshirë të fatit.Ndërkohë sipas kryebashkiakut Qerim Ismailaj, rikonstruksioni i këtij aksi është planifikuar në projektbuxhetin e 2026-ës , dhe pas përfundimit të peocedurave , brenda muajit tetor pritet të fillojnë punimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds