Një anije tjetër me pronësi turke ka kaluar Ngushticën e Hormuzit, njoftoi Ministri turk i Transportit, Abdulkadir Uraloglu, ndërsa më shumë anije po lëvizin ngadalë përmes këtij kanali të ngushtë detar.
Sipas Uraloglu, kur shpërtheu lufta, në Hormuz ndodheshin 15 anije turke, dhe deri tani dy prej tyre janë larguar. Katër anije të tjera janë ndaluar të dalin, nga të cilat dy janë transportues energjie dhe dy të tjera angazhohen në tregti rajonale.
Ministria e Transportit po punon në koordinim me Ministrinë e Jashtme për të siguruar largimin e nëntë anijeve të mbetura.
Ndërkohë, nuk është bërë e qartë data kur anija e dytë kaloi Ngushticën. Ministri Uraloglu kishte njoftuar për kalimin e sigurt të anijes së parë më 13 mars, pasi autoritetet iraniane dhanë lejen për lëvizje.
