Ish-trajneri i njohur rumun, Mircea Lucescu, përjetoi momente të vështira për jetën e tij vetëm pak orë para se të largohej nga Spitali Universitar i Bukureshtit, ku ishte shtruar pas një sëmundjeje të dielën e kaluar.

80-vjeçari pësoi një atak në zemër, i cili i rrezikonte seriozisht jetën, por ndërhyrja e shpejtë e mjekëve shmangu dëmtime të mëtejshme.

Për të shpëtuar trajnerin, ishin të nevojshme tre procedura të ringjalljes. Lucescu, i cili ka stërvitur disa klube italiane, përfshirë Interin në vitet ‘90, aktualisht ndodhet në urgjencën e spitalit të Bukureshtit, ku po kryhen analiza të mëtejshme.

Lucescu pësoi një atak të dytë në zemër, por u mbajt në jetë me sukses sërish. Lajmi për gjendjen e tij vjen pak orë pas njoftimit se Rumania u nda nga Lucescu pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës të ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds