Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari mbajti sot një konferencë për shtyp në lidhje me procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me reagimin e forcave të rendit në protestat e dhunshme të opozitës, Lamallari u shpreh se të gjithë ata persona që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të efektivëve të Policisë së Shtetit dhe që sulmojnë godinat shtetërore me molotovë do të dënohen sipas ligjit.

“Duhet të bëmë ndarjen me protestuesve që ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë paqësore dhe atyre me molotovë. Ato janë shkelës të ligjit. Të hedhësh molotovë në pronë publike, duke rrezikuar jetën e shëndetin e të pranishmëve dhe të punonjësve të policisë së Shtetit, kjo është kriminale. Këto duhet të përballen me pasoja të ligjit. Qoftë ata në rolin e nxitësit, organizatorit dhe ekzekutorit. Në protestat e fundit, kemi pas së numri i mbështetësve reduktohet, shtohet numri molotovarëve dhe i atyre që s’kanë të bëjnë me protestuesit, por që kanë të bëjnë me persona të cilët sillen në mënyrë të kundërligjshme dhe janë subjekte të organeve të ligjit dhe hetimit. Kërkohet punë më e madhe nga policia për dokumentimin e këtyre rasteve që të sigurohet dhe garantimi i masave të sigurisë dhe dënimi i tyre”, tha Lamallari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds