Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një 31 vjeçar ka hyrë me forcë në banesën e një gruaje dhe për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj saj. Policia ka vënë në pranga shtetasin J. V. 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. V., 31 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një 31- vjeçareje dhe për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj saj.   

Kurse Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds