Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i ka propozuar Rusisë një armëpushim të fokusuar në sektorin energjetik, duke theksuar se Kievi është i gatshëm të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, nëse Moska vepron njësoj.

Zelensky bëri të ditur se partnerët evropianë kanë përcjellë së fundmi mesazhe për reduktimin e goditjeve ndaj sektorit të naftës në Rusi, si pjesë e përpjekjeve për uljen e tensioneve.

Ai u shpreh se Ukraina është e hapur edhe për një armëpushim gjatë festës së Pashkëve, duke theksuar se një marrëveshje e tillë do të ishte një hap drejt de-përshkallëzimit të konfliktit.

“E theksoj edhe një herë se nëse Rusia është e gatshme të mos e sulmojë sektorin energjetik të Ukrainës, ne nuk do ta sulmojmë sektorin e tyre të energjisë si kundërpërgjigje,” deklaroi ai.

Sektori i energjisë, veçanërisht nafta, mbetet jetik për Ukrainën, si për funksionimin e forcave të armatosura, ashtu edhe për bujqësinë, e cila përbën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds