Policia e Lushnjës ka njoftuar se ka nisur procedimi penal për shtetasit D. L., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Dhe për shtetasen E. Ç., 49 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur qenin, një shtetasi.
Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të kësaj Policie shpallën në kërkim shtetasin D. J., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka shantazhuar dhe kanosur nëpërmjet celularit shtetasin M. M., 34 vjeç, duke i kërkuar para.
Kurse Policia e Divjakës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. A., 30 vjeç, banues në fshatin Bregas, Divjakë, pasi i ka dëmtuar të mbjellat.
Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në fshatin Agim, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe motrës së tij. Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. B., 47 vjeç, banues në Fier, pasi ka kanosur një shtetas, për motive pronësie;
-M. E., 31 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur një shtetas dhe i ka dëmtuar automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin M. F., 61 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për bashkëshorten e tij, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre. Nga kontrolli i banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, të cilën shtetasi M. F. e posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
