Të paktën 10 pjesëtarë të forcave amerikane janë plagosur pas një sulmi iranian ndaj Bazës Ajrore”Prince Sultan” në Arabinë Saudite, sipas një zyrtari amerikan për CNN. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima.
Dy prej të plagosurve kanë marrë lëndime nga copëza shpërthyese, të cilat konsiderohen jo kërcënuese për jetën.
Ndërkohë, disa ushtarë të tjerë janë prekur nga sulmi, por ende nuk dihen detaje të qarta mbi gjendjen e tyre. Ushtarët e plagosur thuhet se ishin brenda një ndërtese në bazë që u godit gjatë sulmit.
Gjithashtu, gjatë sulmit është dëmtuar edhe një avion cisternë për furnizim me karburant.
