Sot u mbajt mbledhja mujore e Këshillit Bashkiak. Para fillimit të saj Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa njoftoi mbledhjen e Asamblesë së Aksionerëve të Klubit të Futbollit për të filluar procedurën e radhës së privatizimit, ku aksionet nuk do të shiten 100%, por 70% e tyre do të dalin në shitje dhe 30% do t’i mbeten bashkisë.
Këshilltarët u bënë thirrje investitorëve që t’i blejnë këto aksione, pasi është një gjë shumë e rëndësishme për qytetin.
Më pas u vazhdua me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës, ku pika 4 “Miratimi i investimit me objekt “Rikualifikimi i rrugës Misto Mame” shkaktoi debate mes Kryetares Sefa dhe këshilltarëve të opozitës të cilët kërkuan t’u jepet rëndësi më shumë rrugëve brenda ose jashtë qytetit që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente si rruga Ballagat-Lushnjë
Kryetarja e bashkisë tregoi punën e bërë në disa rrugë të njësive administrative të bashkisë Lushnjë.
Shqetësimet e qytetarëve të Lushnjës që vuajnë nga një larmi aromash u ngritën në mbledhja nga këshilltarët.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan.
