Një konflikt i ashpër është shënuar mëngjesin e djeshëm  në varrezat publike në Fier, ku 67- vjeçari ,  Neim Tahiri, banor i Mbyetit është përplasur me Policinë Bashkiake, Policinë e Rendit dhe punonjës të bashkisë.

Shkak është bërë shpronësimi i një sipërfaqeje toke të mbjellë me 240 rrënjë ullinj e cila do të përdoret për zgjerimin e varrezave publike të qytetit.

Tahiri shprehet se nuk është kundër shpronësimit, por kundërshton çmimin, duke kërkuar një vlerësim më të drejtë ose kompensim me tokë tjetër.

Situata u tensionua kur autoritetet shkuan për të prerë ullinjtë, ndërsa banori paralajmëroi vetëflijim nëse hynin në pronën e tij.

Nga ana tjetër, bashkia thekson se procedurat janë ndjekur sipas ligjit dhe se banori është njoftuar më herët.

Ndërkohë, djali  i tij tha se ai vuan nga zemra dhe ndodhet nën presion të madh psikologjik.

Ai ka kërkuar nga institucionet që të gjejnë një zgjidhje për të mos dëmtuar familjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds