Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në konferencë me mediat ka deklaruar se stabiliteti ekonomik në vendin tonë ka treguar se po qëndron rezistent ndaj goditjeve të brendshme dhe të jashtme.

Ajo u ndal te mbledhja e Bordit të Transparencës për çmimin e naftës, duke thënë se do të monitorohen edhe çmimet e shportës me produktet bazë. Sipas saj Bordi do të funksionojë deri sa çmimet të stabilizohen.

“Ne kemi qenë të kujdesshëm në monitorim ditor të çmimeve të karburanteve dhe që nga fundi i muajit shkurt situata ishte stabël, 173 lekë çmimi, në mars kemi pasur luhatje të çmimit. Kemi pasur rritje të çmimeve të naftës prej 24%. Sa i takon çmimeve të bursës, që nga shkurti deri sot është rritur me 99.7%, pra është evidente që pasqyrimi i rritjes së bursës nuk ka pasqyrim direkt të të njëjtës vlerë dhe në çmimet vendase. Dje mblodhëm Bordin e Transparencës, me qëllim diskutimin për çmimet.

Mekanizmi që përdoret është një formulë e bazuar në aktin normativ të 2022 kur kishim një situatë të ngjashme, që bazohet në çmimet ditore të bursës dhe përllogariten koston e karburantit dhe duke shtuar marzh për pakicën dhe shumicën. Janë marzhe minimale, jo fitimi por përballimi shpenzimesh për kompanitë. Do vijojmë të jemi në monitorim të çmimeve”, deklaroi ministrja.

“Po monitorojmë dhe çmimet e shportës bazë”, shtoi ajo.

“Sipas të dhënave stabiliteti i ekonomisë ka treguar rezistencë nga goditjet e brendshme dhe të jashtme, ndërsa stoku i borxheve ka ardhur në reduktim”, u shpreh ajo gjatë analizës ekonomike.

“Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë stabilitet të tregut të punës. Të ardhurat në përgjithësi, mund të themi se pagat kanë mbështetur zhvillimet ekonomike, rritja e pagave ka qenë e njëpasnjëshme për çdo vit. Rritja e pensioneve ka rezultuar 8.4%. Remitancat janë rritur, ndërsa të ardhurat e disponueshme në 2025 janë rritur me 6.3%. qarkullimi i kompanive në vend 5% më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Sektori i tregtisë është rritur me 3%”, tha ministrja.

“Shëndeti i bizneseve shqiptare në sektorët kryesore ka vijuar të përmirësohet”, shtoi Ibrahimaj.

“Tregtia e jashtme të mallrave gjatë vitit të kaluar kanë pasur performancë që ka ardhur në vlerë në reduktim, 57.7 mld lekë, në rënie me 0.7%. edhe deficiti tregtar ka ardhur me reduktim”, tha ministrja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds