Në kuadër té binjakëzimit të shkollave të mesme profesionale “Rakip Kryeziu” dhe “ Pirot” në Serbi, një përfaqësi e tyre ndodhet ne një vizitë disa- ditore në Fier. Ky program është pjesë e projektit RYCO Superschool, me shumë donatorë , në fokus të të cilit është krijimi i mundësive për të rinjtë që të përfshihen në aktivitete që ndërtojnë mirëkuptim dhe pajtim të ndërsjelltë në fushat qytetare , arsimore, sportive dhe kukturore. Koordinatori i projektit Mirush Zotaj, theksoi se RYCO është një organizatë OJF ndërqeveritare që drejton dhe promovon bashkëpunimin rajonal dhe ndërkulturor të të rinjve ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë Kordinatorja serbe e projektit Dusica Goluboviç, teksa shprehet e emocionuar nga vizita e parë në Shqipëri dhe në Fier, pohon se projekti né fjalë promovon dialogun ndërkulturor përmes aktiviteteve mbi barazinë gjinore, empatinë, ekologjinë dhe njohjen e kulturave dhe traditës.
Ky shkëmbim eksperiencash ndërmjet dy shkollave të njohura profesionale synon inkurajimin e bashkëpunimit reciprok dhe lidhje të qëndrueshme midis të rinjve të dy komuniteteve bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Ministria federale gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, dhe zbatohet nga GIZ dhe RYCO.
