Komisionerja e BE për zgjerimin, Marta Kos ka reaguar pas deklaratës së bërë dy ditë më parë, kur tha se në Shqipëri problem është edhe pranimin që shoqëria shqiptare i bën korrupsionit, ndërsa punën e SPAK e vlerësonte si mjaft të mirë.

Ky koment i saj u prit me polemika në Tiranë, kryesisht nga opozita që e cilësoi si skandaloze.

Në reagimin e saj sot në rrjetet sociale, ajo ka sqaruar se procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në meritë dhe se pavarësisht rrethanave, baza për anëtarësim mbetet e njëjtë për të gjithë.

“Le të jemi shumë të qartë për atë që po ndodh. Këtë javë fola në Samitin ‘Competitive Europe’ të Politico. Shpjegova që ne kemi nevojë për debat të vazhdueshëm mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ndërkohë që kjo ndodh, ne duhet të jemi 100% të angazhuar ndaj mbështetjes së vendeve kandidate me reformat e nevojshme. Në të gjitha vendet kandidate, ndërtimi i institucioneve të forta demokratike është njëra anë dhe ana tjetër është ndryshimi i mentalitetit të shoqërive që edhe ato ta luftojnë korrupsionin.

Procesi mbetet i bazuar në meritë. Ndërsa çdo kandidat ka rrethana specifike, baza për anëtarësimin në BE mbetet e njëjtë për të gjithë. Të hysh në BE nuk është thjesht për të markuar kutizat, por edhe për të bërë ndryshimin realitet”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds