Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një analizë të detajuar me ministrat e tij dhe anëtarët e kabinetit qeveritar në Vilën 30.
Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Diskutimet u fokusuan mbi punën e kryer deri më tani dhe mbi çështjet që duhet të përmbyllen në periudhën në vijim.
Përveç këtij takimi, kryeministri Rama ka zhvilluar gjithashtu një takim të veçantë me zotin Taulant Balla në ambientet e kryeministrisë, pas publikimit të draftit për ligjin mbi referendumet.
Takimi kishte si qëllim diskutimin e strategjisë dhe koordinimin për hapat e ardhshëm në lidhje me këtë ligj.
