Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një zonë shkëmbore.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, Ibrahim Dema nga fshati Dome, është gjetur pa shenja jete pranë xhamisë së fshatit.

Policia bën me dije se 65-vjeçari dyshohet se ka rrëshqitur duke prerë dru zjarri në një terren malor.

Mat / Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69 vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds