Rritja e çmimit të naftës, ka goditur rëndë sektorin e bujqësisë. Efekti është i menjëhershëm pasi ka rritur kostot e të gjitha shërbimeve në kulturat bujqësore.
Së pari, janë ngritur çmimet e punimeve duke nisur nga plugimi, ku një dynym nga 15-16 mijë lekë të vjetra ka shkuar nga 20 – 22 mijë lekë të vjetra. Efekti është zinxhir për të gjitha punimet e tjera si frezim, mbjellje, kultivim, spërkatje, korrje e tjera.
Rritja e çmimit të karburanteve ka ndikuar gjithashtu edhe në rritjen e kostove të transportit të produkteve drejt tregjeve, cila është reflektuar në tregun e pakicës.
Në kushtet e rritjes së kostos së prodhimit dhe mungesës së shitjes së disa produkteve si shalqiri, lakra e preshi, kërkohet ndërhyrje nga shteti për të mos çuar drejt falimentit 60% të fermerëve të vegjël.
