Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar përvjetorin e 27-të të nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Berisha kërkoi në këtë përvjetor që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Si sot 27 vite më parë, Aleanca ndërmori ofensivën ajrore më të fuqishme pas Luftës së Dytë Botërore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, gjenocidit serb në Kosovë dhe bëri të mundur me sulmin e saj çlirimin e Kosovës nga pushtuesi barbar serb.

Ndaj dhe sot çdo shqiptar përulet me mirënjohjen e pakufishme për Aleancën e Atlantikut të Veriut, për komandantin, heroin kombëtar të shqiptarëve, presidentin Bill Klinton që udhëhoqi me aq vendosmëri si president i SHBA, Aleancën në atë betejë, më të fuqishme për lirinë, të drejtat njerëzore dhe çlirim kombëtar.

Sot, thirrja ime për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA, qeverinë është pranimi i Kosovës si anëtare e NATO-s. Kosova e lirë është një nga rezultatet më madhore e historisë së NATO-s.

Kosova anëtare e NATO-s është vendi më i merituar i kësaj republike, por edhe në rrafshin gjeostrategjik, kufiri i NATO-s duhet të jetë kufiri i Kosovës në këtë zonë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një mesazh i kufirit tek thana për Putinin dhe ambiciet e tij në Ballkan”-u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds