Aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 08:50, në aksin rrugor kombëtar Divjakë- Pushimi i Shoferit. Një motoçikletë është përplasur me një mjet bujqësor në fshatin Zharrnec. Nga përplasja ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës Ismail Dervishi 70 vjeç. Policia e qarkullimit rrugor ka ndaluar drejtuesin e mjetit bujqësor shtetasin  Mesut Malko 67 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal ku humbi jeton 70 vjeçari.

Aksidenti me pasojë vdekjen e 70 vjeçarit ka ndodhur pasi ky i fundit është përplasur me frezën e zetorit i cili ishte mbi trotuar.

Të moshuarit i ka kapur këmba tek cepi i agregatit dhe më pas është përplasur me gjithë motoçikletë. Mungesa e maskës mbrojtëse ka bërë që të humbë jetën në vendngjarje.

Policia ka ndaluar pronarin e zetorit sepse e ka parkuar mbi trotuar para banesës së tij.

Aksi rrugor në fjalë është problematik se kalon nëpër zona të banuara dhe ka qarkullim të dendur ku bie në sy numri i lartë imotoçikletave.

Informacioni paraprak i policisë: Rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds