Me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, Shoqata Kulturore Bektashiane e Lushnjës organizoi një pritje pranë Teqesë së Baba Skënderit, ku morën pjesë besimtarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore.
Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, e shoqëruar nga nënkryetarja Maldrita Bardho. Gjatë një deklarate për mediat, Kryetarja Sefa uroi qytetarët dhe besimtarët për më shumë paqe, shëndet dhe begati.
Urime përcolli edhe Kryetari i Shoqatës Kulturore Bektashiane Lushnjë, Kujtim Baze, i cili theksoi rëndësinë e kësaj feste si simbol i harmonisë, besimit dhe bashkëjetesës.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe festive duke mbledhur së bashku besimtarë dhe qytetarë në këtë ditë të shenjtë.
