Ambasada gjermane ka reaguar sot pas protestës së djeshme, në të cilën u shënuar episode dhune.

Në një reagim zyrtar, ambasada gjermane dënon aktet e dhunës  ndaj personave dhe objekteve dhe i cilëson ato të papranueshme

“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thekson ambasada.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds