Kreu i PS Edi Rama ka premtuar se si masë për rritjen e çmimit të naftës, do të jetë ulja e akcizës në rast se çmimi kap shifrën e 220 lekë për litër.

Kreu i PD Sali Berisha e ka konsideruar një deklaratë të tillë si cinizëm, ndërsa u shpreh se kreu i qeverisë është i parti që përfiton nga çmimi i naftës.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Berisha u shpreh gjithashtu se është pikërisht ky momenti kur shqiptarët duhet të reagojnë dhe të bllokojnë rrugët me makina, në mënyrë që të mos lejojnë më vjedhje të tilla.

“Cinizëm i ulët. Do të thotë që çmimi do të shkojë 220 lekë dhe ky është lubia që po përfiton më shumë nga çmimi i naftës. Kur çmimi shkon 220 përfitimi i tij nga ky çmim rritet në 40 për qind dhe këtu zotohet se do të nxjerrë sytë e do të vërë vetullat, cinike dhe e turpshme. Kjo është një motiv për çdo qytetarë të nxjerrim makinat të bllokojmë rrugët e të mos lëmë një kryehajdut të sillet në këtë mënyrë”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds