Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimi i naftës vazhdoi të rritej dhe prandaj u vendos rikthimi i Bordit të Transparencës.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se nëse çmimi vazhdon rritet dhe kalon vlerën 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës.
“Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës, e kemi përdorur edhe më parë dhe po ashtu kemi marrë një vendim për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës,”. tha Rama
