Pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, një ndër festat më të rëndësishme në kalendarin e fesë islame. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët në Fier kanë falur namazin në sheshin qëndror të qytetit ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve. Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit filloi në orën 6:30 ku dhjetra besimtarë të grupmoshave të ndryshme kryen ritet e faljes se madhe, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njëri- tjetrit. Në ligjëratën e tij Myftiu Mikel Hazizolli ka uruar e përshëndetur gjithë besimtarët myslimanë duke i ftuar të kontribuojnë shumë më tepër për të ndërtuar një shoqëri sa më dinjitoze, sa më të paqtë, sa më solidare.
Më pas në Myftininẽ e Fierit kanë nisur vizitat nga autoritetet lolale dhe qytetarët. Deputeti opozitar Luan Baçi vizitoi Myftininë dhe në prononcimin e tij uroi besimtarët për festën dhe akuzoi ndaj mazhorancës se ka ndikuar në shpopullimin e vendit
Ndërkohë Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia e tij, Imzot At Nikolla ka pohuar se besimi mbetet një shpresë në këtë botë të trazuar konfliktesh në Lindjen e Mesme.
Ndẽrkohë myftiu Mikel Hazizolli ka theksuar se çdo ditë e më shumë tẽ rinjtë po përqafojnë besimin islam dhe kjo është një shpresë për paqe në këto kohë të vështira të epokës dixhitale.
Vizitat pasuan nga prefekti dhe deputetët e Fierit.
