Teksa sot qytetarët festojnë Fiter Bajramin kudo në shtëpitë e tyre, kjo nuk ndodhë në politikën e vendit. Fundjava po vjen me axhendë të ngjeshur për të dyja kampet politike kryesore në vend.
Fillimisht është Asambleja e Partisë Socialiste që do të mbahet paraditen e nesërme. Mbledhja e kësaj Asambleje pritet që të mbahet në Lalëz, ku fokusi kryesor është organizimi i partisë si dhe rikonstruktimi i saj. Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi pak ditë më parë lajmëroi se në këtë mbledhje do të diskutohet dhe mbi zgjedhjet e reja në strukturat drejtuese të PS-së si dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Ndërsa e djela e Sulltan Novruzit, do të përfshihet nga protesta e Partisë Demokratike. PD-ja ka paralajmëruar një protestë kombëtare të djelën, ku kërkesa kryesore është rrëzimi i qeverisë Rama dhe qeveri teknike në krye të vendit. Protesta e PD-së pritet që të jetë agresive, ku qytetarët do të kërkojnë rrëzimin e pushtetit.
