Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit ka njoftuar se disa avionë ushtarakë amerikanë janë rrëzuar mëngjesin e sotëm brenda territorit të vendit.

Sipas autoriteteve kuvajtiane, anëtarët e ekuipazhit kanë mbijetuar pa pësuar lëndime dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pasi janë evakuuar menjëherë nga vendngjarja dhe janë transferuar në spitale për kontrolle mjekësore.

Ministria theksoi se hetimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit janë duke vazhduar dhe se më shumë detaje do të bëhen publike në vijim.

Ndërkohë, një video e shpërndarë në internet dhe e verifikuar nga Sky News duket se tregon momentin kur një prej avionëve bie në një spirale të lirë përpara përplasjes me tokën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds