Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marë me qera në lagjen “ Kongresi i Përmetit” në Fier. Sipas burimeve paraprake policore i moshuari rreth 80 vjeç prej tre ditësh nuk kishte kontakte me familjarët , të cilët të alarmuar kané njoftuar policinë. Shterasi Detlef Fertig , ndodhej në Fier prej 15 ditësh për turizëm dentar por ka humbur jetén. Nga kqyrja paraprake e trupit i moshuari nuk ka shenja dhune, ç’ka mendohet që vdekja mund të ketë qënë natyrale.

Ndërkohë një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan – Ferras. Një motomjet është përplasur me një automjet dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motomjetit ka rënë përtokë me lëndime të lehta. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, ku pasi ka marrë mjekimin e duhur është larguar. Në vendngjarje ka mbërritur menjéheré policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds