Kinematografia shqiptare është në zi, pasi u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti.
Lajmi është bërë publik nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, teksa artisti i dha teatrit dhe filmit shqiptar vite të tëra përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi.
Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar dhe për rolet që shënuan një epokë të teatrit e kinemasë shqiptare.
Ai ka luajtur role në filmat “Mesi i errësirës”, “Përballimi”, “Asgjë nuk harrohet”, etj.
Homazhet në nder të tij do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë.
