Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit ish-zëvendësdrejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka, si dhe ish-shefi i Komisariatit, Oltion Gjoni.

Për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, i cili aktualisht mban mban detyrën e zv/drejtorit për Rendin në Policinë e Kukësit është vendosur masë disiplinore “ulje në gradë” për një periudhë 5-vjeçare. Po ashtu, për zv/drejtorin për Krimet, Kujtim Gjoka, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit.

Vendimi ka ardhur pasi gjatë periudhës së drejtimit të Policisë së Lezhës nga këta drejtues, në qendër të qytetit funksiononte prej kohësh një kazino trekatëshe me mbi 20 makineta dhe sallë pokeri, ku gjatë ndërhyrjes u sekuestrua edhe lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Po ashtu një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit funksiononte që prej muajit gusht të 2025 në rrugën nacionale Lezhë-Milot, ku gjatë operacionit u sekuestruan mbi 1 mijë bimë kanabis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds