Besëlidhja dhuron spektakël në finalen e Kupës së Shqipërisë për meshkuj, me ekipin lezhjan që triumfoi me rezultatin e thellë 104-65 përballë Tiranës, shifra që nuk lënë vend për koment. Ky sukses kishte një shije të veçantë për Besëlidhjes pasi erdhi në 70 vjetorin e krijimit të Kupës së Shqipërisë.

Në finalen e luajtur në mjediset e akademisë “Dhimtraq Goga“ në Durrës, skuadra lezhjane nuk e vendosi finalen në asnjë moment në dyshim, rivalitet kishte vetëm në 10 minutat e para, (15-11 për lezhjanët), periodë ku ekipet më së shumti studiuan njëri-tjetrin. Më pas, skuadra e trajnerit Afrim Bilali mori kontrollin total të lojës duke nisur shkëputjen në periodën e dytë, e mbyllur në shifrat 55-27.

Me Tiranën që e kishte të vështirë të reagonte, gjysma e dytë e ndeshjes ishte një formalitet, me Besëlidhjen që jo vetëm administroi me qetësoi, por thelloi edhe më shumë avantazhin. Në fund, festa ishte e gjitha për ekipin lezhjan. Të gjithë titullarët e Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë, ndërsa lojtari më i mirë i ndeshjes rezultoi Hamiti me 20 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds