Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashtoi çdo mundësi që opozita të votojë në Parlament ndryshimet ligjore në Kodin Penal për ndalimin pezullimit nga detyra të krerëve të lartë të shtetit.

Duke folur pas daljes nga SPAK, ai foli edhe për draftin e amnistisë që do të shkojë në Kuvend, për të cilin tha se nuk do të pranojë që të lirohen personat e dënuar për korrupsion.

Zoti Berisha, së shpejti në parlament do të mbërrijë një projektligj për amnistinë penale. Edhe pse mazhoranca i ka votat e nevojshme, cili do jetë qëndrimi i deputetëve të opozitës?

Sali Berisha: Qëndrimi i deputetëve të opozitës është i qartë, absolutisht asnjë person i dënuar për korrupsion nuk mund të përfitojë nga amnistia penale.

Asnjë punonjës i kësaj administrate, i dënuar për lidhje me krimin, nuk mund të përfitojë.

Këto janë.

Përndryshe, amnistitë për personat e tjerë, janë një rutinë e përvitshme që bëhet zakonisht në prag të vitit të ri, por këta kushedi pse…

Ky është qëndrimi ynë. Ne nuk pranojmë të amnistohet asnjë njeri i dënuar për korrupsion.

Pyetje: Zoti Berisha, për t’u rikthyer edhe njëherë pyetjes së parë. A do e votojë opozita ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës penale që propozon qeveria?

Sali Berisha: Kurrën e kurrës. Ai është nen që prek të ardhmen e çdo shqiptari.

Ai është nen që dënon çdo qytetar shqiptar me mbylljen e dyerve të integrimit.

Ne jo vetëm që nuk do e votojmë, por do e kundërshtojmë atë në mënyrën më të fuqishme.

Dhe 20 shkurti do jetë dita e kryengritjes së madhe kundër korrupsionit. Do jetë dita e kryengritjes së madhe kundër narkodiktatorit, kundër organizatës kriminale dhe kreut të saj.

Ju ftoj të gjithë me 20 shkurt në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria që nga përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës gjer sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds