Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 23 shkurt për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën kërkon arrestimin.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Këshillit të Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi, nëse do t’i hapet apo jo rruga arrestimit të saj, kërkesë e parashtruar nga SPAK.
Po ashtu konfirmohet se në seancën plenare të 5 marsit parashikohet votimi i raportit të Këshillit.
Balluku akuzohet për disa vepra penale, lidhur me abuzimet në Tunelin e Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.
