Harta e re gjyqësore e zbatuar në shkurt te ketij viti ka dështuar dhe kjo gjë duke ju referuar nënkryetarit të KLGj-së i cili është shprehur që harta e re gjyqësore nuk ka ecur ashtu si duhet, nga 30 mijë çështje kanë shkuar në 37 mijë. Ervis Goxhaj avokat por edhe anëtar i dhomës së avokatisë në Fier ka pohuar se nga 78 gjyqtar apeli që duhet të jenë, janë 24.
Infrastrukturë nuk ka, ka pohuar avokati Goxhaj, sepse godina e vjetër e apelit ka 7 salla për zhvillim gjyqesh dhe kjo ndikon në vonesa për gjykimin e çështjeve, ku vonesa në gjykim nga 600 ditë kanë shkuar në 1200 ditë
Sipas avokatit Goxhaj ligji e thotë qartë që nje gjyqtar i shkallës së parë duhet të ketë 7 vjet punë që të emërohet në apel ndërkohë që si pasojë e vetingut gjyqtarët kanë 5 vjet punë e poshtë.
Avokati Goxhaj pohon se të gjitha këto vonesa kanë kosto që bien mbi qytetarët, por edhe në buxhetin e shtetit, kur meren vendime nga gjykata e Strasburgut pro qytetarëve.
Goxhaj jep dhe mënyrat e zgjidhjes së këtij ngërçi sipas tij.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”BRbEkE8ivQk”]
