Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pjesë nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Hagë, teksa sot shënohet dita e katërt ku do të paraqiten deklaratat përmbyllëse.
Në videon e postuar, Rama shkruan: Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare.
Të hënën kryeprokurorja speciale në nisje të deklaratës përmbyllëse të akuzës kërkoi që Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të dënohen me 180 vite burg në total specifikisht me nga 45 vite secili.
