Seanca plenarë në Kuvend është mbledhur ditën e sotme në Kuvend. Në rend dite sot është parashikuar zhvillimi i dy interpelancave me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro. Deputetja Erisa Xhixho dhe deputeti Kapri kanë kërkuar interpelancë me Ministrinë e Arsimit mbi sigurinë në shkolla dhe masat kundër dhunës mes të miturve. Ndërkohë, deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka thirrur në një seancë pyetje-përgjigje Ministren e Shëndetësisë, Evis Salla, lidhur me problemet e shërbimit në qendrën shëndetësore të rrugës “Irfan Tomini”. Përveç interpelancave, deputetët do të votojnë ndryshime ligjore që prekin TVSH-në, akcizat dhe Trashëgiminë Kulturore. Seanca pritet të zhvillohet në një atmosferë të tensionuar, si pasojë e protestës Së Partisë Demokratike dy ditë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds