Rikthehen shirat dhe sipas sinoptikanëve moti do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit gjatë ditëve në vijim, duke sjellë reshje shiu, erë të fortë dhe dëborë në zonat malore.

Fermerët janë të parët që u tremben reshjeve të shumta, pasi preken drejtpërdrejt me përmbytje në fushat e hapura dhe sera siç ndodhi në janar, duke dëmtuar përfundimisht të mbjelljat për lakrën, lulelakrën, brokolin e luleshtrydhet. Shumë fermerë e pranojnë që do të përballen me punë të dyfishtë dhe kosto të lartë për zëvendësimin e tyre. Sipas tyre moti i paqendrueshëm me shirat e dendura, temperatura të ftohta do të pengojë rritjen e fidanëve të rimbjellë e për rrjedhojë prodhimet bujqësore vendase do të dalin vonë në treg.

Megjithatë sipas parashikimeve të IGJEUM reshjet nuk pritet të kenë intensitet të lartë, përveç ditës së sotme dhe nuk parashikohen problematika sa i përket përmbytjeve.

 Prania e reshjeve të shiut do të ndihet edhe përgjatë ditës së shtunë, ndërsa do të ketë një pakësim të tyre ditën e dielë dhe paraditen e të hënës, por do të rikthehet sërish mbrëmjen e të hënës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *