Janari ka sjellë një rritje me 50-60 vizita në ditë të pacientëve të vegjël me temperaturë të lartë në Pediatrinë e spitalit në Lushnjë, thotë mjekja pediatre Nirda Xhafa.

Qarkullojnë disa viroza që prekin shumicën e fëmijëve me simptoma si të vjella, diarre,  kollë ose hundë të bllokuar, dhimbje fyti etj, por këto simptoma janë të menaxhueshme në shtëpi dhe nuk është e nevojshme të paraqiteni në spital, sqaron ajo.

Mjekja Xhafa apelon për kujdes nëse fëmija shfaq temperaturë të lartë, pasi  duhet patjetër konsultë me mjekun e familjes dhe më pas me specialistin në urgjencën e spitalit.

Gjithashtu edhe të rriturit janë prekur nga virozat dhe kërkojnë kujdes të veçantë në këtë periudhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *