Segmenti rrugor prej 5 kilometra që lidh qytetin e Ballshit me qendrën e fshatit Gjerbës është në gjendje të rënduar amortizimi. Banorët e zonës thonë se prej vitesh kjo rrugë nuk ka njohur asnjë investim, duke u kthyer në një problem madhor në përditshmërinë e tyre, madje gjendja e rrugës ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në shpopullimin e fshatit.

Banorët tregojnë gjithashtu se ky segment rrugor lidh disa fshatra dhe qarkullimi i automjeteve në çdo orë të ditës është i lartë, por theksojnë se për shkak të gropave amortizimi i automjeteve është i shpeshtë.

Përballë kësaj situate banorët kërkojnë njëzëri ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për rehabilitimin e rrugës dhe garantimin e shërbimeve bazë, në mënyrë që fshati të mos braktiset plotësisht pasi ndihen të harruar e të braktisur si nga pushteti vendor ashtu dhe ai qendror.Ndërkohë Kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka pohuar se i është bërë kërkesë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor jetik për banorët e kësaj zone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *