Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar nga maxhoranca ndryshtë heqin nga rendi i ditës ndryshimet për Komisionin e posaçëm për ‘Territorialen’. Zhupa u shpreh se kjo kërkesë nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve.
Ndërkohë që mbledhjen e ditës së djeshme, Zhupa e ka quajtur si të paligjshme pasi ishte e padakordësuar.
“Dua t’i kujtoj mazhorancës që në Konferencën e Kryetarëve nuk është votuar as pro, as kundër për një vendim të tillë. Është marrë vendim, dhe me propozimin e kreut të grupit të PD-së, që kjo çështje do të shtyhej dhe do të kishim mundësi për të diktuar për territorialen. Nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve. Diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të futet për votim në seancë plenare. PD ka qenë gjithmonë e gatshme t’i qëndrojë vendimit që ka votuar këtu në Kuvend, bashkërisht, për të bërë reformën territoriale.
Ju e bëtë njëherë në mënyrë të njëanshme në vitin 2014 dhe e pranoni që ka qenë e dështuar. Nëse do të bëjmë një reformë që t’u shërbejë qytetarëve, qëndrojini vendimit që ka marrë Parlamenti, me ndihmën edhe të ndërkombëtarëve, për të pasur kryesinë dhe për të vendosur duke dëgjuar ekspertët. Tërhiqeni atë projektvendim që keni futur pa rregullore. Janë dy bashkëkryetarë që duhet të bashkërendojnë për mbledhjet. Nuk mundet PS t’i imponohet PD-së. Ndaj janë dy bashkëkryetarë. Dhe në mbledhjet e komisioneve të zakonshme bashkërendojmë me njëri-tjetrin”, tha Zhupa.
