Deputetët demokratë dhe socialistë kanë shkëmbyer batuta gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve kur po diskutohej pr.ligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.

Deputeti demokrat, Sajmir Korreshi tha se në burg disa hanë karkaleca e disa të tjerë bukë të mykur.

Kaq ka mjaftuar që deputetja socialiste, Çaushi, ta ftojë të shkojnë të inspektojnë nga afër ambientet e burgjeve.

Batutat:

Korreshi: Disa burgaxhinj kanë edhe palestër, të tjerët flenë me turne. Në një dhomë me 8 vetë flinin 12. Luanin me letra sa të liroheshin krevatet. Ca hanë karkaleca, ca të tjerë hanë bukë të mykur.

Zegjine Çaushi: Të shkojmë të inspektojmë, të shohim situatën që ka ndryshuar.

Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh.

Çaushi: Pse?

Korreshi: Të këshilloj të mos shkosh o Zegjine.

Manja: E ke pyetje apo diskutim.

Korreshi: E kam pyetje- diskutim, I jap dhe këshilla Zegjinesë të mos shkojë në burg.

Çaushi: Nuk do shkoj në burg unë, me ty bashkë ta inspektojmë.

Korreshi: Ik vetëm ti më mirë, nuk më do njeri mua atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *