Ish-ministri Edmond Panariti ka ngritur alarmin në lidhje me virozat e fundit që ka shpërthyer në Shqipëri, duke theksuar se ky grip është një mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2.

Në postimin e tij në Facebook, Panariti sqaron se ky virus ultra agresiv, prek më fort të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë ata që trajtohen me kimioterapi dhe rreze.

Gjithashtu Panariti kritikon shëndetësinë, e cila nuk po merr asnjë masë në shkolla, kopshte dhe spitale.

Postimi i plotë:

Ky nuk është grip i zakonshëm por më i rrezikshmi i këtij shekulli!

“Mos e quani thjesht grip stinor. Ky është deritani gripi më i rrezikshëm i shekullit.

Është mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2,(nëntipi K).

E gjitha kjo sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në Amerikë por edhe të OBSH-se.

Ky virus ultra agresiv, prek më fort të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë ata që trajtohen me kimioterapi dhe rreze!

Asnjë masë, për shkollat, kopshtet, spitalet.

Asnjë udhëzim, por të gjithë në mëshirë të fatit.

Ndërkaq situata po përshkallëzohet dhe përkeqësohet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *