Shoqata Kulturore e Bektashinjve të Lushnjës zhvilloi një takim tek shtëpia muze Kongresi i Lushnjës me rastin e 31 Janarit, mbylljes së punimeve të Kongresit të Lushnjës që i nisi punimet më 21 Janar.

Kryetari i Shoqatës Kulturore Bektashiane Lushnjë Kujtim Baze tregoi kontributin e figurave të rëndësishme bektashiane në këtë kongres. Ai theksoi vendimin e Kongresit të Lushnjës i cili për herë të parë njohu të drejtën e pavarësisë së ushtrimit të të drejtave fetare në vend.

Përgjegjësi i Muzeut Historik Dr. Niko Ferro foli për rolin e përfaqësuesve të besimeve fetare në Kongresin e Lushnjës, tek Këshilli i Naltë që ishte edhe një nga vendimet e rëndësishme të Kongresit.

Shoqata Kulturore e Bektashinjve të Lushnjës shpërndau certifikata mirënjohjeje pasardhësve të anëtarëve që morën pjesë në Kongresin e Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *