Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi 3.5 milionë mesazhe nga dosja e Jeffery Epstein. Në morinë e mesazheve, në postën elektronike të tij rezulton e përmendur edhe Shqipëria.

Ora News ka siguruar një e-mail ku përmendet vendi ynë. Në njërin prej tyre mesazhi i është dërguar Jeffrey Epstein nga Thorbjorn Jagland, ish kryeministër i Norvegjisë dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.

Mesazhi mban datën 25 maj 2012 dhe ai përmban një përgjigje që Thorbjon Jagland i kthen një e-maili të marrë disa orë më herët nga Jeffrey Epstein.

Thorbjorn Jagland i përgjigjet në orën 21 e 37 minuta.

“Përshëndetje Jeffrey! Jo nuk e kam telefonuar ende. Isha në Tiranë, Shqipëri. Vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë e më pas në Izrael. Kthehem të enjten!”.

Në kohën e shkëmbimit të këtyre mesazheve, Thorbjorn Jagland mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës dhe ka qenë i angazhuar në Shqipëri për zgjidhjen e krizës politike që shpërtheu në janar 2011 dhe pas zgjedhjeve vendore të atij viti, ku PS kundërshtoi rezultatin e tyre në Tiranë.

Shqipëria në dosjen “Epstein”! Email-i i ish-diplomatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *