Banka e Gjakut pranë Spitalit të Lushnjës në bashkëpunim me bashkinë Lushnjë organizoi në ambientet e bashkisë si çdo vit dhurimin e gjakut nga punonjësit e bashkisë dhe policisë bashkiake, në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe jo vetëm, pasi nevojat për gjak në zonën e Lushnjës janë të mëdha. Emira Alizoti, mjeke transfuziologe pranë bankës së gjakut Lushnjë tregon se është ulur numri i të sëmurëve talasemikë që trajtohen në Bankën e Gjakut në Lushnjë. Mjekja u bën thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak se është një akt human që shpëton jetë.
Drejtuesi i policisë bashkiake Marjano Prifti gjithashtu dhuroi sot gjak për të sëmurët talasemikë dhe e quajti ketë veprim ndjesia më e bukur, pasi ndihmon dhe shpëton jete.
