Greva e punonjësve të transportit në rajonin tonë ka sjellë frenim të eksportit të perimeve të stinës për rreth një javë. Aktualisht, fermerët e Myzeqesë eksportojnë lakër, lulelakër, presh e perimet e tjera të stinës. Në rajonin bujqësor Lushnjë- Divjakë funksionojnë 34 pika grumbullimi të prodhimeve të fermerëve, prodhime të cilat eksportohen.

Greva e kamionistëve në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi ka ndaluar këtë aktivitet për shumë grumbullues duke sjellë probleme financiare si për grumbulluesit, por edhe për fermerët të cilëve u ka mbetur prodhimi në fusha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *