Tregtarët e Tregut Industrial në Vlorë, u paraqitën këtë të premte pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare lidhur me mbylljen e tregut.

Ata janë paraqitur të revoltuar teksa kanë kërkuar nga Bashkia që t’u vihet në dispozicion një treg i mirëfilltë dhe i përshtatshëm, ku të mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre tregtar pa u penalizuar ekonomikisht.

Ata thotë se është e patolerueshme që të largohen nga puna në këtë mënyrë, ndërsa kanë kërkuar të takohen edhe me Kryetaren e bashkisë së qytetit.

“Ne kërkojmë që atje asnjë mos të lëvizi në ato vendet pa u ndërtuar një treg i mirëfilltë. I mbuluar, me të gjitha kushtet. Nuk është imazhi i Vlorës ky, Vlora turistike. Është e patolerueshme, e pafalshme. Nuk e di me kë këshillohet kjo kryetare e bashkisë. A ka këshilltarë aty që e këshillojnë për këto probleme sociale?

A kanë biseduar me neve tregtarët aty që si u bëhet ju? Po jo direkt, vendosja i lartë dhe ne nuk e lëvizim. Është urdhri nga lartë. Ne nuk largohemi nga aty. Nuk do largohemi nga tregu. Për një treg të ri jemi dakord”,- shprehet njëringa tegtarët.

Sipas tregtarëve, mungesa e një alternative konkrete rrezikon t’i lërë ata pa mundësi pune, mdërsa kanë apeluar se nuk largohen nga tregu pa një zgjidhje konkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *