Rruga Lushnjë-Ballagat me gjatësi 10 km është amortizuar nga mosmirëmbajtja prej më shumë se 15 vitesh sipas banorëve. Që nga viti 2009 kur u rikonstruktua e plotë janë bërë vetëm riparime të vogla, por që nuk kanë ndaluar krijimin e gropave të shumta e të thella që dëmtojnë automjetet dhe rrezikun e shembjes së saj nga erozioni në disa vende. Kjo rrugë lidh dhe Lushnjën me Peqinin duke shkurtuar shumë distancën me Peqinin dhe Elbasanin. Problematikë tjetër është edhe gjerësia e saj që nuk lejon 2 mjete të shkëmbehen. Kohët e fundit, për shkak të rehabilitim të rrugëve në 2 fshatra, mjetet e tonazhit të rëndë po kalojnë në këtë rrugë duke e kanë dëmtuar më shumë.
Shoferët e mjeteve tregojnë vështirësitë që hasin kur kalojnë në rrugën e prishur dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për rikonstruksionin e plotë të saj dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore e ndriçimin.
