Tre banesa morën zjarr mbrëmjen e së hënës në lagjen “Loni Dhamo”. Banesat e përfshira nga zjarri ishin shumë pranë nënstacionit elektrik të qytetit.

Sapo janë shfaqur flakët e para banorët kanë njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë mbërritur me urgjencë të shoqëruar dhe nga dhjetëra efektivë policie. Asnjë nga banorët nuk është plagosur rëndë, sepse kanë arritur të dilnin në kohë nga banesat. Një vajzë është dërguar në spital me ambulancë, pasi ishte asfiksuar nga tymi i dendur.

Ndërkohë në zonë u ndërpre energjia elektrike për arsye sigurie.

Zjarrfikëset ende punojnë për të shuar zjarrin ndërsa e kanë nën kontroll për të mos u përhapur në banesa të tjera.  Dy prej banesave janë shkrumbuar totalisht dhe një është pjesërisht e djegur.

Sipas  Shefit të Zjarrfikësve të Lushnjës dyshohet për zjarr aksidental, por do të presim ekspertizën për më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *